Policia e Kosovës sot rreth orës 15:00, gjatë kryerjes së detyrave të rregullta në vendkalimin kufitar Vërmicë, ka ndaluar një veturë të tipit “Audi A3”, me targa të Shqipërisë, me drejtues D.K. (1989), shtetas shqiptar.
Gjatë verifikimit të automjetit ka rezultuar se ka ndërhyrje te numri identifikues i veturës dhe dyshohet se janë bërë ndërhyrje mekanike në numrin e karrocerisë së automjetit, dhe si rrjedhojë vetura dyshohet të jetë e falsifikuar.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, i cili ka udhëzuar që rasti të trajtohet në procedurë të rregullt, ndërsa lënda për hetim i dorëzohet njësitit së autokrimeve për hetime dhe procedim të mëtejmë.