Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin serb me inicialet N.O, i njohur si “Nemac” dhe “Rusi”, i dyshuar për përfshirje në rast të sulmit ndaj KFOR-it.
Ai është me vendbanim në veri të Mitrovicës ndërsa është arrestuar në orët e paradites.
“Arrestimi i tij dhe shoqërimi në stacion policor është kryer pas sigurimit të dëshmive, se i njëjti është përfshirë në sulm ndaj KFOR-it me datën 29 maj 2023, ku si pasojë e sulmeve dhe dhunës së shfaqur dhjetëra pjesëtarë të KFOR-it kanë pësuar lëndime trupore. Të gjitha veprimet e mëtejme do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.