UBT News

​Policia arreston një person në Pejë për disa vjedhje

Njësiti i hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, ka arrestuar personin e dyshuar E.H. i lindur me 2000, nё Pejё.

I njëjti ёshtё i dyshuar pёr disa raste tё veprave penale “Vjedhje e rёndё” dhe “Vjedhje” tё cilat janё kryer ne zonën e përgjegjësisë tё Stacionit Policor nё Pejё.

Veprat penale janё kryer ne disa lokacione si në; Shkolla nё qytet dhe fshatra, nё spitalin rajonal nё Pejё, qendra tregtare, markete etj.

Hetuesit pranë Stacionit Policor në Pejё, pas njё pune intensive operativo-hetimore ka arritur tё identifikojnё dhe arrestoj tё dyshuarin e këtij rasti.

Me urdhёr tё Prokurorit tё shtetit, i dyshuari pas intervistimit ndalohet pёr 48- orё.

Exit mobile version