UBT News

​Policat e sigurimit kufitare, Musliu – Muratit: E keni mashtruar diasporën

Ministri i Financave, Hekuran Murati e deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu janë përplasur sot në Kuvend për policat e sigurimit kufitar.

Kjo e fundit ka thënë se mërgimtarët janë maltretuar gjatë kësaj vere me në numër të vogël janë rimbursuar këto mjete.

Deputetja e PDK-së e ka quajtur mashtrues ministrin Hekuran Murati.

“Jo vetëm që je mashtrues ministër, por je mashtrues recedivist. Ju i keni mashtruar mërgimtarët tanë duke thënë që do i heqim krejt policat, nuk do të paguani fare. Dhe tani ke mashtruar se as tetë për qind nuk janë rimbursuar, sepse ua ke pamundësuar me 101 mijë kushte, jo duhet me pas kredit kartelat bankare këtu, jo duhet me pas ata. Ata duhet krejt pushimin që e kanë tri javë që të kalojnë në zyre të qeverisë, në banka edhe te byro e sigurimeve. Prandaj je mashtrues. Ma gjej një emër tjetër për mashtrues, unë do ta them ndryshe. Por unë nuk njoh fjalë tjetër përveç mashtruesit. I keni mashtruar diasporën”, i tha Musliu Muratit.

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se nuk kanë të dhënat se sa kanë qenë hyrjet e bashkatdhetarëve.

“Në periudhën që keni cekur ju, numri i aplikantëve për rimbursim është 8.845. Por në tërësi, kemi 11.923 aplikues që kanë aplikuar për rimbursim për këtë policë”, ka thënë ai.

Exit mobile version