UBT News

​Po luanin bixhoz, arrestohen 10 persona në Deçan

10 persona janë arrestuar pasi janë hasur në një lokal në fshatin Isniq të Deçanit duke luajtur bixhoz.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës thuhet se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 22:30.

Sipas raportit, me vendim të prokurorit të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetent komunal.

Rasti është inicuar si organizim i skemave piramidale apo bixhozit.

“Fsh. Isniq, Deçan 06.10.2022-22:30. Janë arrestuar dhjetë (10) të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjti në një lokal janë hasur duke luajtur bixhoz. Me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa lokali është mbyllur nga inspektorët kompetent komunal”, njofton policia.

Exit mobile version