Rreth orës 01:00 pas mesnate në lagjen “Agim Ramadani” në Prishtinë afër komunës së vjetër është thyer një argjendari ku dyshohet se është marrë një sasi e konsiderueshme e arit.
Pronarët e lokalit i kanë thënë KosovaPress-it se një i dyshuar kishte mbuluar fytyrën me maskë të plastikës derisa me shufër hekuri i ka thyer xhamat e lokalit dhe ka arritur të hyjë brenda.
Hetuesit e Policisë së Kosovës janë në vendin e ngjarjes duke shikuar vendin dhe marrë provat për hetime të mëtutjeshme.