Është pezulluar greva e punonjësve të administratës në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit. Kështu ka njoftuar Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK).
“Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) njofton se pas takimit të mbajtur sot së bashku me Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK) dhe Sindikatën e Pavarur të Juridikaturës, janë dakorduar që greva të pezullohet në të gjitha gjykatat dhe prokuroritë e vendit”, thuhet në njoftimin e KGjK-së.
Tutje në komunikatë thuhet se “Këshilli Gjyqësor i Kosovës mbetet pas qëndrimeve të shprehura publikisht përmes komunikatave zyrtare dhe shkresave të adresuara tek institucionet kompetente, se mbështet kërkesat legjitime të punonjësve të administratës”.