Rreth 200 minatorë të Trepçës sot kanë hyrë në grevë, të cilët kërkuan pagesa për shujta, si dhe rritje të pagave.
Megjithatë, pas tetë orëve, në ndërrimin e dytë greva e minatorëve është pezulluar, dhe puna është duke vazhduar normalisht në Trepçë.
Kryetari i Sindikatës së Minatorëve të Trepçës, Ibrahim Januzi, ka deklaruar se është arritur një marrëveshje e përkohshme mes menaxhmentit dhe minatorëve në lidhje me kërkesat e tyre.
“Ka qenë një pakënaqësi e minatorëve për shujtat dhe ngritjen e pagave, pasi që ishte premtuar një rritje e pagave në mënyrë lineare. Kështu që për shkak të mos realizimit të këtyre kërkesave, sot është protestuar…Greva është mbajtur sot në ndërrimin parë deri në orën 13:00, por është pezulluar. Janë disa kërkesa që duhet të adresohen bordit dhe menaxhmentit, ku është dhënë një afat kohor për realizimin e këtyre kërkesave. Jo, nuk kemi arritur marrëveshje me bordin dhe menaxhmentin, por ne si sindikatë kemi marrë përgjegjësi që do t’i adresojmë këto kërkesa… Nëse nuk përmbushen kërkesat, ne do t’i përkrahim minatorët dhe kërkesat e tyre, sepse janë të arsyeshme dhe kamotshme”, tha ai.
Nga menaxhmenti nuk janë përgjigjur rreth plotësimit të kërkesave të minatorëve.