Shoqata e Transportit rrugor të udhëtarëve sot ka pezulluar përkohësisht grevën në shenjë solidarizimi me qytetarët nga moti ftohtë.
Kryetari i kësaj shoqate, Ruzhdi Kurtishaj, theksoi se pezullimi i grevës dhe protestës nuk do të thotë që heqin dorë nga kërkesat e tyre, por siç tha ai ky vendim ka ardhur për shkak të motit të ligë.