Në Policinë Rajonale të Ferizajt gjatë javës që shkoi janë raportuar pesë raste të dhunës në familje, prej tyre tri raste në Ferizaj, një rast në Kaçanik dhe një rast në Shtime.
Sipas Policisë me vendim nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, pesë persona janë ndaluar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.
Policia Rajonale e Ferizajt thotë se rastet e dhunës në familje i ka trajtuar në mënyrë profesionale nga policë primarë të stacioneve dhe hetues rajonal të Njësisë së Dhunës në Familje.
“Policia apelon te qytetarët që të raportojnë rastet e dhunës në familje dhe fton qytetarët që të bashkëpunojnë më policinë. Për të gjitha rastet e dhunës në familje të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406”, thuhet në njoftim.