UBT News

​Përsëri tërmet në Indonezi

Një tërmet me magnitudë 6.4 ka tronditur Indonezinë të martën, sipas Agjencisë Kombëtare të Zbutjes së Fatkeqësive (BNPB).

BNPB tha në një deklaratë se tërmeti goditi brigjet jugore të provincës Java Lindore dhe u ndje fuqishëm në qytetin Java të Jember dhe zonën Kuta në ishullin turistik të Bali.

Deri më tani nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.

Tërmeti u mat në një thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendër rreth 223 kilometra në jug të Jemberit.

Muajin e kaluar, një tërmet me fuqi 5.6 ballë goditi vendin juglindor, duke vrarë 321 njerëz dhe duke dëmtuar 62,000 shtëpi në distriktin perëndimor të Java të Cianjur./AA

Exit mobile version