UBT News

​Përparim Rama pas marrjes së detyrës: Koha t’i përvishemi punës

Kryetari i zgjedhur i Prishtinës, Përparim Rama tha se pranimi i detyrës dhe betimi për të parin e kryeqytetit ishte një ditë e veçantë.

Në një status në Facebook, Rama shkroi se zëri i qytetarëve për ndryshime të mbara nuk është më moto e fushatës, por zotim i tij.

“Në këtë seancë inauguruese të Kuvendit Komunal të Prishtinës, dhashë betimin si Kryetar i Komunës, i zgjedhur nga ju, besim i cili më jep përgjegjësi të jashtëzakonshme, por edhe nderin më të madh e më të përgjegjshëm të jetës sime. Tash është koha t’u përvishemi punëve! Ju faleminderit të gjithëve për urimet e shumta që kam pranuar këto ditë. Na priftë e mbara”, shkroi ai.

I pari i Prishtinës para dy ditësh u betua në një ceremoni solemne.

Exit mobile version