UBT News

​Përleshje në Pejë, arrestohen tre persona

Policia e Kosovës ka arrestur mbrëmë tre të dyshuar pas një përleshjeje në Pejë. Gjatё përleshjes tё dyshuarit kanё përdorur mjete tё forta, ndërsa nё vendin e ngjarjes ёshtё gjetur dhe sekuestruar një mjet i mprehtё (thikё).

Policia përmes një komunikate për media tregon se si ka ndodhur ngjarja.

“Drejtoria Rajonale e Policisё Pejё, Stacioni Policor nё Pejё, me datё 24.07.2023, rreth orёs 21:10, ёshtё njoftuar se nё rrugën ‘Agim Binak Qelaj’ nё Pejё ka ndodhur njё incident. Njёsitet policore menjёherё iu kanё pёrgjigjur vendit tё ngjarjёs, aty tё dyshuarit kishin sulmuar viktimat e rastit dhe njёrit nga viktimat i kanё shkaktuar lëndime tё rёnda trupore, ndёrsa viktimёs tjetёr disa gёrvishje, tё lënduarit janё dёrguar nё emergjencёn e spitalit rajonal nё Pejё pёr tretman mjekёsor”, thuhet në komunikatë.

Të arrestuarit janё dërguar në mbajtje pёr 48 orё.

Exit mobile version