Dy persona kanë mbetur të plagosur nga një përleshje e armatosur në “Rrugën B” në kryeqytet.
Lajmin për KosovaPress, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, i cili ka thënë se gjuajtja me armë ka nisur pas orës 22:00. Ai ka thënë se në këtë rast ka ndërhyrë policia e cila është detyruar të përdorë armët.
Si pasojë e këtij konfrontimi janë plagosur dy persona, njëri prej tyre kalimtar i rastit, të cilët janë dërguar në Qendrën Emergjente për mjekim.
“Ju njoftojmë se rreth orës 22:07 në ‘Rrugën B’ në Prishtinë, ka pasur gjuajtje me armë. Sipas informatave të para persona të panjohur janë përfshirë në një rast ku janë përdorur armë. Patrulla policore ka ndërhyrë dhe në situatën e krijuar është detyruar të përdorë armët. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit një person është i plagosur në këmbë të cilit i është ofruar tretman mjekësor dhe më pas është dërguar për në QKUK. Sipas informatave të para dyshohet edhe për një kalimtare të rastit të plagosur, po ashtu në këmbë dhe e cila për momentin gjendet në emergjencë”, ka thënë Krasniqi.