I dërguari i posaçëm i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak kanë përfunduar takimin me kryeministrin, Albin Kurti.
Pas takimit para mediave, Escobar tha se është në Kosovë për të mbështetur dialogun dhe se kanë marrë garanci nga dy palët për shmangie të çfarëdo incidenti në veri.
Ndërsa, Lajçak tha se bisedimet për gjetjen e një zgjidhje për reciprocitetin dhe targat do të vazhdojnë me të dyja palët, megjithatë nuk dha detaje se çka biseduan konkretisht me kryeministrin Kurti.
Edhe Lajçak potencoi se nuk pret asgjë të keqe të ndodhë ditët në vijim.