UBT News

​Përfundon seanca për vrasjen e Ivanoviqit, dëshmitarja vazhdon nesër rrëfimin e saj

Në pjesën e dytë të dëshmisë së saj, Ksenja Bozhoviq, ka thënë se deri tani nuk ka pasur asnjë kërcënim për të shfaqur versionin e saj për vrasjen e politikanit dhe bashkëpartiakut, Oliver Ivanoviq.

Para trupit gjykues në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku u mbajt seanca gjyqësorë ndaj akuzuarve, Bozhoviq tha se nëse çdo kërcënim të mundshëm do ta adresojë në organet kompetente.

“Unë deri tani nuk kam pasur kërcënime, as unë dhe as familja. Por nëse vazhdojë më tej dhe ka kërcënime do t’i adresojë në organet kompetente”, tha ajo.

Ajo sërish ngriti shqetësime për momentin e vrasjes së Ivanoviq.

“Pas vrasjes ne e kemi mbyllur zyrën dhe menjëherë kemi shkuar në spital. Ka qenë më e rëndësishme a do të mbijetoj Ivanoviq. Gjatë asaj kohe kanë ardhur përfaqësuesit e policisë të veshur civil dhe kanë kërkuar të vazhdojmë me ta në drejtim të zyreve të partisë. Ne ashtu të shqetësuara dhe trondita kemi shkuar, ani pse ata nuk kanë treguar urdhrin e prokurorisë”, tha ajo.

Nesër pritet të vazhdojë sërish seanca gjyqësore me përfundimin e plotë të dëshmisë së Bozhiviq.

Exit mobile version