UBT News

​Përfundon raundi i parë i takimit mes Kurtit e Vuçiqit në Bruksel

Ka përfunduar raundi i parë i takimit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ky takim u realizua me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe emisarit Miroslav Lajçak.

Raportohet se takime mes Kurtit e Vuçiqit me ndërmjetësimin e BE-së do të ketë edhe gjatë ditës

Besohet se takime mes Kurtit e Vuçiqit me ndërmjetësimin e BE-së do të ketë edhe gjatë ditës.

Kur do të mbarojnë këto takime do të ketë edhe konferencë për media.

Në ndërtesën e BE-së ku po zhvillohet dialogu ka arritur edhe i dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

Pala amerikane edhe pse nuk merr pjesë në dialog mbështet plotësisht përpjekjet e BE-së në procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës.

Exit mobile version