Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar votat në komunën e Pejës për zgjedhjet e 14 shkurtit.
Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 21 mijë e 67 vota ose 49.14%, LDK 8 mijë e 75 ose 18.83%, AAK 6 mijë e 525 ose 15.22%, PDK 3 mijë e 957 ose 9.23%, IRDK 559 vota ose 1.30% dhe subjektet tjera 2 mijë e 692 ose 6.28%.
Të drejtë votimi në Pejë kanë 104 mijë e 82 qytetarë në 122 qendra të vendvotimit.