Korporata Energjetike e Kosovës ka bërë të ditur se ka përfunduar me sukses rishikimi i njësisë B-2.
KEK përmes një njoftimi ka thënë se falë organizimit të menaxhmentit dhe angazhimit maksimal të punëtorëve të TCB-së, është arritur që të kryhen me sukses të gjitha punët e parapara sipas planit të revizionit të njësisë B-2 në TC Kosova B.
“Për më tepër, njësia B – 2 ka përfunduar revizionin (e planifikuar 8 ditorë) 3 ditë më herët dhe është kthyer në operim me dt. 12.11.2022 në ora 21:40”, thuhet në njoftim.