UBT News

​Përfundon e qetë protesta në Rudar të Zveçanit

Ka përfunduar e qetë protesta në Rudar të Zveçanit dhe protestuesit po fillojnë të shpërndahen.

Në protestë u tha mes tjerash se shqiptarët dhe serbët kanë jetuar së bashku ndër vite, andaj nuk është ndonjë problem të vazhdohet kjo bashkëjetesë edhe në të ardhmen. Por, problemi qëndron mes serbëve dhe qeverisë së Kosovës, përkatësisht kryeministrit Albin Kurti, për të cilin u tha se “po dëshiron t’ i zhdukë serbët nga Kosova”

Përveç kryetarit të Listës serbe, Goran Rakiq, kanë folur edhe kryetari i komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, kryetari i Komunës së Zveçanit, Dragisha Milloviq, ish kryetari i Gjykatës Themelore në Mitrovicë, Nikolla Kabashiq, etj.

Ata kërkuan lirimin e të arrestuarve Dejan Pantiq dhe të tjerët, pastaj tërheqjen e forcave policore nga veriu, si dhe anulimin e listës së arrestimeve me të dyshuar serbë.

Exit mobile version