UBT News

​Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Vushtrri

Një shtëpi në Vushtrri është përfshirë nga zjarri të mërkurën, ku si pasojë dy persona kanë pranuar tretman mjekësor.

Në raportin e Policisë bëhet e ditur se zjarrfikësit kanë shuar zjarrin ndërsa rasti ka shkuar në procedurë hetimore. Shkaqet mbeten ende të panjohura.

“Në rrethana ende të pa panjohura në zjarr është përfshirë një banesë e pa banuar e cila ndodhet në katin e shtatë të një ndërtese. Njësitet policore kanë bërë evakuimin e banorëve, ndërsa zjarrfikësit kanë shuar zjarrin. Si pasojë e tymit të zjarrit, dy persona kanë pranuar tretman mjekësor. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në njoftim. 

Exit mobile version