UBT News

​Përfaqësues të institucioneve bëjnë homazhe në Prekaz

Në përvjetorin e lindjes së komandantit legjendar Adem Jashari, kryetari Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi ka bërë homazhe para kompleksit memorial në Prekaz.

Për të shënuar ditëlindjen e komandantit legjendar dhe Festës e Flamurit, institucionet në Kosovë kanë organizuar aktivitete të ndryshme kulturore.

Shqiptarët sot festojnë 110-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, shpallur nga Ismail Qemali më 1912 në Vlorë.

Krerët e institucioneve të Shqipërisë dhe Kosovës janë mbledhur sot të Shtëpia e Pavarësisë në Vlorë për të shënuar këtë festë shqiptare.

Gjithashtu të dielën deputetët nga dy kuvendet kanë mbajtur mbledhjen e parë të përbashkët.

Exit mobile version