Një person është arrestuar dje në Fushë Kosovë, i cili është përdorues i narkotikëve, pasi që ka kanosur dhe sulmuar prindërit e tij. Sipas Policisë, i dyshuari gjithashtu ka dëmtuar dritaret dhe disa orendi shtëpiake.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.