UBT News

​Për shkak të tensioneve me Rusinë, Britania do të përdorë edhe aeroportet civile

Për shkak të tensioneve me Rusinë, Forcat Ajrore Britanike (RAF) do të përdorin aeroportet civile rajonale në të ardhmen, për herë të parë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Aeroportet rajonale civile po përgatiten për mbërritjen e avionëve luftarakë si pjesë e një koncepti ushtarak të quajtur “Reagimi i Shpejtë Ushtarak” (ACE), i cili u krijua një vit më parë për t’u angazhuar në zona të mundshme të nxehta në botë, si Indo-Paqësorin, Lindjen e Mesme apo edhe krahun lindor i NATO-s në Evropë.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe shqetësimet për një luftë të mundshme që përfshin NATO-n kanë çuar tani në përshpejtimin dhe zgjerimin e konceptit ACE, kanë konfirmuar burime në qarqet ushtarake britanike.

Objektivi i konceptit ACE është të mundësojë që pjesë të flotës së avionëve luftarakë RAF të përgjigjen shpejt dhe të kapërcejnë sulmet e drejtpërdrejta në bazat ajrore ushtarake në Britaninë e Madhe në rast të një “kërcënimi të afërt lufte”, sipas mediave britanike.

Exit mobile version