Për shkak të shtimit të rasteve me koronavirus, shkolla e mesme e ulët “Mehmet Gjevori” në Prishtinë do të kalojë në sistemin online.
“Për shkak se në shkollën tonë është rritur numri i nxënësve dhe mësimdhënësve të infektuar me Covid-19, Task Forca e Shkollës në bazë të udhëzimeve të IKSHP-së, vendosi që javën e ardhshme prej datës 24 janar deri më 29 janar 2022 mësimi të mbahet sipas skenarit C – mësimi të zhvillohet online”, thuhet në një postim në Facebook.
Ndryshe deri më tani shumë shkolla në kryeqytet kanë zgjedhur formën online të mësimit për shkak të rritjes së rasteve të reja me COVID-19.