Aleatët e Ukrainës i kanë ofruar Kievit avionë ushtarakë dhe pjesë avionësh shtesë për të rritur madhësinë e flotës së tyre dhe për të riparuar të tjerët në arsenalin e Ukrainës që u dëmtuan, njoftoi dje Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së.
“Ata kanë marrë avionë shtesë dhe pjesë avioni për t’i ndihmuar ata të marrin më shumë avionë në ajër” tha zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në një konferencë shtypi.
Ai shtoi se Uashingtoni nuk i kishte ofruar avionë Kievit. Dje presidenti i SHBA Joe Biden zhvilloi një video-telefonatë me liderët perëndimorë për rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Ata u zotuan të dërgojnë më shumë armë për të ndihmuar vendin të mbrohet kundër ofensivës së përtërirë ruse në lindje.