UBT News

​PDK: Shqetësuese largimi masovik i shqiptarëve nga Kosova

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka shprehur shqetësimin e saj për braktisjen e të rinjve nga vendi.

Në seancën e sotme, deputetja Musliu tha se përkundër që situata në veri mbetet temë kryesore, ajo thotë se shqetësuese është edhe largimi masovik i shqiptarëve nga vendi. Për këtë ajo ka kërkuar nga institucionet e vendit që ta trajtojnë këtë dukuri.

“Edhe pse ditëve të fundit tema kryesore është situata e krijuar në veri, sot do të flas për një çështje tjetër, po aq shqetësuese që është largimi masovik i shqiptarëve nga Kosova, veçanërisht o të rinjve. Edhe pse situata politike është destabilizuar, është se pikërisht temat e mëdha në këtë vend e kanë vën nën hije qytetarin përditshmërinë dhe vështirësitë e tij. Krahas kësaj po harrohet se mirëqenia e qytetarit është tema më e madhe që duhet të trajtohet”, tha ajo. 

Exit mobile version