Partia Demokratike e Kosovës e ka quajtur popullist vendimin e Qeverisë Kurti për ndarjen nga 100 euro për pensionistët, punëtorët dhe studentët.
Në një konferencë për media, Bernard Nikaj nga PDK, këtë mbështetje për qytetarët e ka quajtur edhe si lëmoshë për ta.
“Qeveria e Kosova sot e konfirmoi se është e paaftë për të qeverisur vendin. Krejt çka po bën kryeministri është popullizimi, pas ngritjes së çmimeve të energjisë elektrike dhe të tjera. Kjo mbështetje me nga 100 euro është lëmoshë dhe ndihmë sociale vetëm për muajin prill. Por çka do të bëjnë qytetarët në muajin maj kur çmimet vazhdojnë të mbesin të larta?”, tha ai.