UBT News

​PDK pajtohet me fjalimin e Kurtit për dialogun, kërkon të miratohet në formë rezolute në Kuvend

Deputeti i Partisë Demokratike (PDK) të Kosovës, Enver Hoxhaj është pajtuar me fjalimin e kryeministrit Albin Kurti për dialogun me Serbinë.

Ai në sallën e Kuvendit, ku po debatohet për dialogun, tha se qëndrimi i Kurtit se qëllimi kryesor i njohjes reciproke me Serbinë nuk është akti final, por qendror, të vendoset si formë rezolute në Kuvend.

“Është ka bëhet interesant. Unë e kam një kërkesë praktike, e dëgjova me vëmendje kryeministrin, i cili tha se qëllimi kryesor i dialogut nuk është akti final, por qendror. Ka hekë prej sallami taktikës dhe diplomacisë. Dialogu është për natyrën e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë. Pajtohem me të gjitha. Ftoj Haradinajn të hekë dorë prej kësaj rezolute dhe ftoj LVV-në që gjitha këto çka tha zotëri kryeministër t’i vendosim në rezolutë, pasi mendoj se ky është fjalimi më i mirë i mundshëm që kam dëgjuar deri tash. Por mbi të gjitha kërkoj një afat kohor, a kryhet kjo punë në fund të 2022, 2023, 2024, 2025 apo 2030. Kërkoj të jetë pjesë e rezolutës që të jetë afati kohor dhe të afatizojmë dialogun”, tha ai.

Por kreu qeveritar tha se nuk mund të jap garancinë kur mund të realizohet njohja reciproke. Derisa tha se afatizimi i dialogut e vendos në pozicion të pafavorshëm për vendin.

“Unë nuk mund të jap garancinë kur mund të realizohet njohja reciproke, mirëpo prapë ajo do të jetë në qendër, ju jeni prapë tek koha. Nëse ne themi që dialogu zgjatë deri në këtë datë, kjo është ta dëmtosh vetën tënde në pozicionin negociator”, tha ai.

Pavarësisht deklarimit të mëparshëm, deputeti Hoxhaj u pajtua me një gjë të tillë. 

Exit mobile version