Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka njoftuar se që nga sot e deri më 30 gusht, Rinia Demokratike e Kosovës po nis “Muajin e Rinisë”, me aktivitete nga më të ndryshmet në secilën komunë të Kosovës.
Krasniqi ka shkruar në Facebook se E-Sports, Ball 4 All, Co-Play, Movie Night, Puzzle Battle, ngjarje kulturore dhe shumë aktivitete tjera, në çdo komunë, ku mund të shoqëroheni, bashkëbisedoni, ndani njohuritë dhe shfaqni talentin e potencialin tuaj.
“Ju ftojmë të gjithëve, të rinj e të reja, që të na bashkoheni dhe të bëheni pjesë e një muaji përplot me aktivitete – të cilat mund t’i shihni edhe në kalendarin bashkangjitur më poshtë”, ka shkruar ai.