Partia Demokratike e Kosovës në seancën e sotme plenare ka iniciuar projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave medicinale. Deputeti i PDK-së, Uran Ismajli tha se ky ligj e mbron xhepin e qytetarëve dhe kthen dinjitetin e farmacistëve të Kosovës.
Ismajli tha se mungesë të vullnetit për konkretizimin e një politike të tillë qytetarët vazhdojnë të blejnë barna me çmime abuzive, prandaj edhe i bëri thirrje ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ta trajtojë me prioritet këtë çështje.
“Sot kam iniciuar projektligjin për rregullimin e çmimit të barnave medicinale është ligj që mbron xhepin e qytetarëve ndalon abuzimin dhe Lufton korrupsionin. Çështja e rregullimit të çmimit të barnave është çështje jo politike që na takon të gjithëve. Në maj të vitit 2019 si ministër i Shëndetësisë para nënshkruar udhëzimin administrative për rregullimin e barnave me qëllim që njëherë e përgjithmonë të ndalohet abuzimi me çmime të barnave, për mua dhe qytetarëve të Kosovës implementimi i këtij udhëzimi ka qenë çështje e mbyllur, fatkeqësisht edhe pse u nënshkrua implementimi nuk ndodhi asnjëherë. Përkundrazi pamë kontrata që nënshkruheshin me çmime deri në 2 mijë për qind më të shtrenjta por edhe pamë qytetarët tanë që ilaçet e20 eurove i blinin nga 200-300 euro. Fillet e pengesave për këtë u panë në qeverinë Kurti 1, eskaloi në qeverinë Hoti që anuloi udhëzimin dhe pas presionit publik e pezulloi zbatimin e tij”, tha ai.
Seanca e Kuvendit po vazhdon, ku ndër të tjera pritet edhe raportimi i kryeministrit Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.