UBT News

​PDK i kërkon edhe një herë presidentes të emërojë anëtarin e dytë të tyre në KQZ

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu Kodra ka kërkuar nga presidentja Vjosa Osmani të emërojë anëtarin e dytë të PDK-së në Komisionin Qendror Zgjedhor (KQZ), pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në seancën plenare të Kuvendit, Deliu tha se e para e vendit nuk duhet t’i shërbejë Lëvizjes Vetëvendosje dhe se çfarëdo vendimi tjetër, jashtë emërimit të anëtarit të dytë të PDK-së në KQZ, është sulm mbi të drejtën kushtetuese të vendit.

“I bëj thirrje presidentes Vjosa Osmani që të emëroj përfaqësuesin e dytë të PDK-së në KQZ. Presidentja e Kosovës dhe kryeministri duhet t’i japin fund tendencës për të kontrolluar përbërjen e KQZ-së. Kushtetuta është e qartë, PDK-së i takon përfaqësuesi i dytë në KQZ, presidentja duhet të emërojë anëtarin e dytë të PDK-së në këtë institucion dhe të ndërpresë orvatjen e LVV-së që të krijojë shumicë dërrmuese në këtë institucion. KQZ nuk është institucion që vendimmarrjen ta dominojë një parti politike, përkundrazi anëtarët e KQZ-së emërohen që të kujdesen për zbatimin e Ligjit të Zgjedhjeve”, tha ajo.

Exit mobile version