UBT News

​PD për “Ballkanin e Hapur”: Projekt vuçiçian, i ideuar në zyrën e presidentit serb

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama është thirrur sot në interpelance nga deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu, i cili ka kërkuar shpjegime për nismën për Ballkanin e Hapur.

Shehu deklaroi në Kuvend se Ballkani i Hapur është një projekt i Vuçiç i mbështetur nga Rama që nuk i sjell asnjë dobi vendit dhe as rajonit.

Për Shehun ky projekt është një mbivendosje e dy projekteve, ai për Jugosllavinë e madhe me Jugosllavinë e re.

“Kërkohet një diskutim i gjerë që duhet bëtë para shpalljes së nismës në Novi Sad, kërkon zëvendësimin e tyre. Aq shumë u involvua në këtë projekt vuçiçian sa para pak ditësh parlamenti serb ua shpërbleu me duartrokitje të gjata. Ministrja e Jashtme tha se iniciativa nuk është përgatitur në zyrat e PS. Jam shumë dakord. U ideua në zyrat e Vuçiç e bazuar në ëndrrën e vjetër për një Jugosllavi të re. Kemi një mbivendosje të dy projekteve, atë Jugosllavisë së madhe me Jugosllavinë e re. Ju kryeministër u bëtë mbështetës. Koha i dha ngjyrat që kishte, një aventurë e rrezikshme. U përfshitë në një projekt të rrezikshëm dhe të dështuar sepse projekti jo vetëm ishte përjashtues por edhe në kontrollin serb dhe përjashtimin e Kosovës. Ky Ballkan i hapur shpenzon para vetëm për samite, tryeza dhe konferenca”, tha Shehu.

Exit mobile version