Pas vërshimeve të shkaktuara ditë më parë si pasojë e reshjeve atmosferike, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati të shoqëruar nga zyrtarët komunal, Hysen Jerliu, Shaban Canaj dhe Skender Basha, kanë vizituar fshatin Koretin.
I pari i komunës, Qëndron Kastrati, gjatë vizitës ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin me institucione.
“Me Hysenin, Shabanin dhe Skenderin, vizitat në terren i vazhduam në fshatin Koretin, ku vërshimet kanë shkaktuar dëme në infrastrukturë. Ekipet komunale dhe gjithë akterët e tjerë, janë mobilizuar dhe shpërndarë aty ku ka nevojë. Falënderoj qytetarët për bashkëpunimin me institucionet, dhe Blerimin që po na sjell pamje rreth gjendjes në Kamenicë”, ka thënë Kastrati.
Gjithashtu edhe zyrtarët komunalë nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, Shaban Canaj dhe Skender Basha, kanë shprehur falënderim të madh ndaj qytetarëve për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.
Ekipet komunale janë të mobilizuara gjatë gjithë kohës për të intervenuar aty ku ka nevojë.
Me qëllim të koordinimit ndërinstitucional dhe veprimeve të përbashkëta, konform situatës së krijuar kryetari Kastrati ka ngritur edhe Shtabin Emergjent për Mbrojtje dhe Shpëtim, si dhe ka shpallur edhe Gjendje Emergjente në komunën e Kamenicës.