Testimi i radhës i qarkores njëkahëshe brenda qendrës së qytetit të Prishtinë ka shkaktuar tollovi të madhe.
Hyrjet në kryeqytet janë bllokuar nga radhët e gjata të kolonave të automjeteve, ndërsa ngasësit e automjeteve thonë se ky testim po iu shkakton telashe në qarkullim.
Qytetari Fatmir Krasniqi ka pasur kritika ndaj qeverisjes komunale. Ai shtoi se nuk ka qenë i informuar për këtë testim. Edhe Valon Potera theksoi se ky testim iu ka shkaktuar tollovi në trafik.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar dy ditë më parë se testimi do të zhvillohet të premten, të shtunën dhe të dielën. Qarkorja njëkahëshe gjatë këtyre ditëve do të jetë funksionale në drejtim të rrugëve: Rruga ‘Agim Ramadani’ që nga semaforët pranë ish-mensës së Studentëve e deri te rreth-rrotullimi prapa ndërtesës së Komunës, rruga ‘UÇK’ nga Parlamenti e deri te ish-Kino Rinia, rruga ‘Migjeni’ deri te ndërtesa e ish-OSBE, rruga ‘Luan Haradinaj’ deri te semaforët pranë Bankës Qendrore, rruga ‘Ukshin Hoti’, dhe rruga ‘Robert Dolli’”.