Të reshurat e shiut që kanë filluar para dy ditësh kanë shkaktuar vërshime në disa pjesë të vendit. Malisheva, Suhareka, Rahoveci dhe Drenasi janë rajonet më të prekura nga vërshimet, pasi lumenjtë që përshkojnë këto rajone kanë dalë nga shtrati.
Por të reshurat e pandërprera të shiut kanë shkaktuar probleme edhe në kryeqytet. Rrugët janë vërshuar nga uji, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Ndërsa te vendpunishtja e ndërtimit të parkingut është shembur dheu, duke i bërë të pamundura punimet.