UBT News

​Pas Haradinajt edhe Mustafa ironizon Kurtin: Po nxehemi me votat e mbi 51% të qytetarëve

Ish-kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thumbuar Qeverinë Kurti për shkak të reduktimeve me energji elektrike në kohë dimri.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se “po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve”.

“Deri në fund të këtij viti, qeveria plebishitare na solli në vitin 2000. Pa rrymë e me agregat. Por… nuk është ftohtë, po nxehemi me votat e mbi 51 për qind të qytetarëve! Kështu e ka Referendumi. Të mërdhinë, por duhet të thuash që është mirë, sepse populli kështu ka vendosë”, shkruan Mustafa.

Sot gjatë ditës kritika ndaj Qeverisë Kurti për reduktime me rrymë ka adresuar edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.

Exit mobile version