Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se të mërkurën do të mbajë mot i kryesisht i vranët.
Vranësira gjatë orëve të pasdites parashihen të shoqërohen me reshje të dobëta bore, me fokus në viset e larta.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -13 deri në -11 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 1 deri në 3 gradë Celsius.
Të enjten parashihet të kemi kushte tjera meteorologjike, pasi që parashihet rritje e ndjeshme në fushat termike.
Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.