UBT News

​Parandalohet edhe një rast i kontrabandës në veri

Policia e Kosovës njoftoi këtë të premte se ka parandaluar një rast të kontrabandës në veri të vendit.

Sipas njoftimit, Njësia për Ndërhyrje të Shpejtë (NjNSh) e Drejtorisë Rajonale të Kufirit-Veriu, rreth orës 03:00 derisa ishin në vëzhgim dhe kontrollim të terrenin në brezin kufitar – Jarinjë e Poshtme, kanë vërejtur lëvizje (drita të automjetit) të dyshimta në atë zonë.

“Më 24 shkurt 2023 rreth orës 03:00, njësitë policore të NjNSh-së, derisa ishin në vëzhgim dhe kontrollim të terrenin në brezin kufitar – Jarinje e Poshtme, kanë vërejtur lëvizje (drita të automjetit) të dyshimta në atë zonë. Policia menjëherë ka organizuar një plan taktik me qëllim të ndaljes së atij automjeti. Kështu, në malet e fshatit Bistricë, ka arritur të ndalojë pesë persona të cilët dyshohet se kishin hyrë në territorin e vendit përmes rrugëve ilegale. Ata janë hasur duke tentuar të fusin në vendin tonë një automjet, të ngarkuar në një rimorkio, duke i ikur obligimeve doganore”, thuhet në njoftim.

Rasti është duke u trajtuar nga njësitë përkatëse policore nga Drejtoria Rajonale Kufitare Veriu në koordinim me organet e drejtësisë dhe doganën.

Exit mobile version