Në prag të takimit të nivelit të lartë në mes të Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel, përfaqësuesja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh u bën thirrje të gjitha palëve të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe të mbajnë integritetin e procesit të dialogut të ndërmjetësuar nga BE.
“Është tejet e rëndësishme që të promovohet një klimë e favorshme për dialog të mirëfilltë. Palët duhet të punojnë me mirëbesim për të adresuar çështjet e pazgjidhura, duke kapitalizuar angazhimin e 11 viteve të fundit dhe duke siguruar që të ndërtohet mbi të arriturat me mund në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, tha PSSP Ziadeh.
“Dialogu dhe kompromisi janë rruga e vetme e qëndrueshme drejt stabilitetit, prosperitetit dhe sigurisë për të gjithë”, theksoi ajo.