UBT News

​Pacientit në Spitalin e Pejës i gjendet bombë në xhep

Një pacientit në Spitalin Rajonal të Pejës i është gjetur një mjet shpërthyes. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i këtij institucioni shëndetësor, Naim Sahiti, i cili tha se qëllimi i pacientit nuk ishte shpërthimi i mjetit.

Sahiti tha se pacientit nga Istogu i është gjetur mjet shpërthyes në xhep dhe më pas me rastin janë marrë Policia e Kosovës.

“Një pacient i ardhur prej Istogut gjatë trajtimit e ka parë personeli që ka një mjet shpërthyes në xhep, e ka lajmëruar Policinë, pastaj Policia po merret me rastin…Ai është në gjendje të rëndë shëndetësore me këmbë të këputur nuk e di arsye pse e ka pas atë mjet, qëllimi i tij ka ardhur me marr trajtim…Policia është duke u marr me pacientin ai është aty i është larguar mjeti”, theksoi ai. 

Exit mobile version