UBT News

​Osmani: Vizita e dy këshilltarëve franko-gjerman ka pasur qëllim dinamizimin e procesit të dialogut

Presidentja Osmani, ka thënë se vizita e dy këshilltarëve franko-gjerman ka pasur qëllim dinamizimin e procesit të dialogut.

Mirëpo, sipas saj, çdo zgjidhje duhet të jetë për stabilitetin dhe paqen afatgjatë. Kjo sipas Osmanit arrihet vetëm me njohje reciproke.

Cilido nga shtetet e BE-së në procesin e Bashkimit Evropian është i mirëseardhur. Historikisht Gjermania dhe Franca kanë pasur rol të rëndësishme. Vet ardhja e tyre në Kosovë kishte qëllim dinamizimin e procesit. Ne jemi pala konstruktive në këtë proces, por çdo zgjidhje duhet të jetë për paqen dhe stabilitetin afatgjatë dhe jo gjysmëzgjidhje. Pasi vetëm njohja reciproke sjell paqe afatgjatë”, tha ajo.

Pas takimit me homologen e saj hungareze, Osmani tha se ka ardhur koha që marrëdhëniet mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian të ngriten në nivel më të lart, andaj do të aplikojnë për statusin kandidat këtë vit.

Kosova ka synim dhe vizion për përfshirje në strukturat euro-atlantike. Dua të falënderojë Hungarinë për mbështetjen. Ka ardhur koha që marrëdhëniet e Kosovës me BE-në të ngriten në nivel më të lart. Andaj Kosova këtë vit do të aplikojë për statusin kandidat”, tha ajo.

Ajo theksoi se BE-ja duhet t’i mbajë premtimet dhe të liberalizohen vizat për Kosovën gjatë këtij vit.

Është koha që edhe Bashkimi Evropian t’i mbajë premtimet. Kosova meriton liberalizimin e vizave gjatë këtij viti”, shtoi ajo.

Ndërsa, presidentja e Hungarisë, Katalin Novák, tha se mbështesin procesin e integrimeve euro-atlantike të Kosovës.

Ndërkohë theksoi mbështetjen për liberalizimin e vizave për Kosovën. Sa i përket dialogut, ajo tha se i njëjti duhet të vazhdojë dhe palët të gjejnë zgjidhje.

Exit mobile version