UBT News

​Osmani uron Ditën e Kushtetutës: Ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin

Presidentja Vjosa Osmani në Ditën e Kushtetutës, ka publikuar një fotografi të vajzave të saj duke lexuar aktin më të lartë juridik të vendit si dhe me mesazhin për të respektuar atë.

“Sot në Ditën e Kushtetutës, kujtojmë sakrificën e gjatë e të dhimbshme të popullit tonë, në mënyrë që një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë”, tha Osmani.

Ajo u shpreh se në këtë përvjetor, “sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit”.

Ndryshe, sot bëhen 14-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.

Kushtetuta e definon Kosovën si një shtet me pikëpamje neutrale ndaj fesë – neni 8. Ajo ka 14 kapituj dhe 162 nene.

9 Prilli është zyrtarisht festë shtetërore në Kosovë.

Exit mobile version