UBT News

​Osmani udhëton zyrtarisht për në Paris

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Francë ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris krahas liderëve të tjerë botërorë e udhëheqësve të organizatave ndërkombëtare.

Në komunikatën për media thuhet se përgjatë këtij forumi, ku Osmani është ftuar së bashku me zotërinë e parë, Prindon Sadriu, ajo do të marrë pjesë në pritjen e organizuar nga presidenti Macron për liderët botërorë, e po ashtu do t’i drejtohet panelit të diskutimit mbi bashkëpunimin në kohë kritike për kontinentin, bashkë me presidenten e Hungarisë, Katlin Novák, si dhe Jean-Marie Guéhenno.

Bëhet e ditur se krahas aktiviteteve të forumit, presidentja Osmani do të zhvillojë takime bilaterale me liderë tjerë për të diskutuar thellimin e bashkëpunimit për tejkalimin e sfidave aktuale të paqes dhe sigurisë.

Edicioni i pestë i Forumit të Paqes në Paris do të mbledhë liderë nga mbarë bota, si dhe përfaqësues të lartë të organizatave ndërkombëtare, bizneseve, bankave zhvillimore për të diskutuar eliminimin e krizave të shumëfishta globale, duke promovuar forcimin e bashkëpunimit dhe multilateralizmit.

Exit mobile version