Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë bërë homazhe para obeliskut për personat e pagjetur në Prishtinë.
E para e vendit, Vjosa Osmani tha se sot përkujtohet një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Serbisë. Ajo ka thënë se Kosova bashkë me komunitetin ndërkombëtarë duhet të angazhohen më shumë që Serbia të tregojë për vendndodhjen e të zhdukurve.
“Sot përkujtojmë një ndër krimet më të llahtarshme të regjimit gjenocidal të Serbisë, që është krim i dyfishtë. Bëjmë thirrje që së bashku me komunitetin ndërkombëtar të rrisim angazhimin qe Serbia të përgjigjet për krimet e kryera, por edhe të tregojë vendndodhjen e më te dashurvetanë”, ka thënë Osmani.