Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani u është adresuar njësiteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, në shënimin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Osmani tha se liria e Pavarësia e Kosovës do të ishin vetëm ëndërr pa punën dhe sakrificën e presidentit historik, Ibrahim Rugova e komandantit legjendar, Adem Jashari. Gjithashtu, ajo falënderoi vendet partnere që e kanë ndihmuar çlirimin dhe shtetndërtimin e Kosovës.
“Ky shtet është bërë nga gjaku i dëshmoreve nga djersa e mundi i secili prej jush, nga urtësia e brezave të tërë mësuesish mjekësh, burrash e gra që kanë rënë për këtë ditë të shenjtë. Falë kontributit tuaj të vlefshëm të gjithë bashkë jemi gardian të Republikës së Kosovës. Rruga që e ndoqëm deri të Pavarësia e venit nuk ishte as e lehtë as e shkurtër. Nëse e kemi arritur atë nuk duhet të pushojmë paqësisht duke Menduar që është e përbotshme, duhet luftuar çdo ditë për të mbrojtur atë. Duhet ta mbrojmë ketë ditë të bekuar nga çdo stuhi. Nuk ka dashuri me fisnike sesa ajo ndaj atdheut tënd”, shtoi ajo.
Sot shënohet 13-vjetori i Pavarësisë së Kosovës.