Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim përfaqësuesin special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-ve, Gabriel Escobar.
Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje në fillim të takimit, derisa nuk pritet të ketë deklarata.
Pas takimit me Osmanin, dy emisarët do të presin në takim tre liderët e partive opozitare.
Lajçak dhe Escobar dje takuan kryeministrin Albin Kurt, ku i paraqiten tri kërkesa për de-eskalimin e situatës në veri.