Ushtruesja e detyrës së presidentit, Vjosa Osmani ka pritur në takim edhe kryetaren e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila për t’u konsultuar për mbajtjen e zgjedhjeve të reja.
Osmani gjatë ditës ka pritur në takim edhe përfaqësues të partive tjera parlamentare, pas vendimit të Kushtetueses për pavlefshmërinë e zgjedhjes së Qeverisë Hoti.