Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gabriel Escobar.
Takimi po mbahet i mbyllur për medie, derisa të njëjtat u lejuan të marrin pamje vetëm gjatë pritjes së Escobar.
Në ditën e parë të qëndrimit në Kosovë, Escobar pritet të takojë edhe liderët e partive opozitare.
Vizita e Escobar vjen pas rritjes së tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë për shkak të vendimit të Kosovës për reciprocitet në dokumente dhe targat ilegale. Ndërsa, nesër do të qëndrojë në Kosovë edhe i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak.