UBT News

​Osmani takon ambasadoren franceze, diskutojnë për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu priti sot në takim Ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel. Me këtë rast, Ambasadorja e Francës e uroi u.d. Presidenten Osmani për fitoren në zgjedhjet parlamentare, duke theksuar që mbi të gjitha kjo është një fitore për qytetarët e Kosovës.

Osmani e falënderoi përzemërsisht Ambasadoren Butel për përkrahjen e vazhdueshme të Francës dhe për urimet e Presidentit Macron për 13 vjetorin e pavarësisë së Kosovës. Ajo theksoi që pas përmbylljes së suksesshme të procesit elektoral, fokusi kryesor do të jetë konstituimi i institucioneve të reja në vend të cilat duhet të jenë në pajtim të plotë me vullnetin e shprehur të popullit. 

Tutje në takim u diskutua për rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, bashkëpunimit dhe konsistencës në qeverisjen e ardhshme./UBTNews

Exit mobile version